BallinaDiasporaDoktor Ali Hajdari emërohet shef i Klinikës së Kardiologjisë në një land...

Doktor Ali Hajdari emërohet shef i Klinikës së Kardiologjisë në një land në Gjermani

-

Dr. Ali Hajdari, me origjinë nga Drenasi, është emëruar Shef i Klinikës së Kardiologjisë dhe Angiologjisë në spitalin Krankenhaus Waltershausen-Friedrichroda në landin e Thüringenit, duke u bërë kështu drejtuesi i parë shqiptar i një klinike të këtij lloji në këtë rajon të Gjermanisë.

Kjo arritje e shënon një tjetër sukses të madh për mërgatën shqiptare. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ku ka theksuar rëndësinë e këtij suksese.

Fushëveprimtaria profesionale e Dr. Hajdarit është shumë e gjerë e koncentruar tek intervenimet në zemër, implantimin e device-ve speciale të zemrës e po ashtu edhe mjekimin e sëmundjeve të arterieve periferike me procedura endovaskulare. Ai vazhdon të punojë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore të Gjermanisë dhe të Kosovës. Bravo Ali”, ka shkuar ambasadori Ajeti.

Dr. Hajdari ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, duke ndjekur më pas një karrierë të suksesshme profesionale në disa nga klinikat më prestigjioze universitare të Gjermanisë, si ato në Mannheim, Jena, St. Georg Klinikum Eisenach dhe Elisabeth-Klinikum Schmalkalden.

Ai është specialist i Mjekësisë Interne dhe subspecialist i Kardiologjisë, i diplomuar në Qendrën Klinike Universitare të Jenës, dhe gjithashtu subspecializant i Angiologjisë (sëmundjeve të enëve të gjakut).

Loading posts…
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Hera e parë në histori! Fytyra e presidentit Donald Trump zyrtarisht...

0
SHBA ka lëshuar monedhën 1 dollar të vitit 2026, e titulluar “Presidenti i SHBA-së, Donald J. Trump”, duke shënuar herën e parë që një...