BallinaBiznesiQyteti bregdetar tërheq pushues nga Kosova dhe diaspora për festa

Qyteti bregdetar tërheq pushues nga Kosova dhe diaspora për festa

-

Qyteti i Vlorës është kthyer në një destinacion për të kaluar natën e ndërrimit të viteve. Hotelet por edhe restorantet kanë përzgjedhur paketa të dedikuara dhe ofrojnë shërbime shtesë me menu e aktivitete festive. Operatorët turistikë thonë se vitet e fundit Vlora po tërheq gjithnjë e më shumë pushues nga Kosova e diaspora.

“Shumë subjekte kanë nxjerrë subjekte të ndryshme. Oferta fillon nga 6000 lekë për person, ku përfshihet komplet darka dhe më pas janë hotelet me një natë, ku oferta fillon nga 13000 lekë për person, ku përfshin dhe darkën galë e muzikën live”, shprehet Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë të jugut.

Ndërkohë dhe hoteleritë kanë të rezervuara paraprakisht deri në 40% të kapacitetit të tyre. Përveç operatorëve turistikë këtë vit edhe bashkia e Vlorës ka organizuar koncerte dhe evente të ndryshme për natën e ndërrimit të viteve, njofton top channel.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sonte nga ora 20:45 – supersfida mes Italisë dhe Francës

0
Liga e kombeve do të luajë sonte disa përballje të rëndësishme, ku vëmendjen kryesore e merr supersfida mes Italisë dhe Francës. Spanja kërkon të...