BallinaDiasporaAnkorohen në Durrës tri tragete, në 24 orë numri i pasagjerëve pritet...

Ankorohen në Durrës tri tragete, në 24 orë numri i pasagjerëve pritet të arrijë në 7 mijë

-

Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin edhe në portin e Durrësit, duke rritur ndjeshëm numrin e udhëtarëve që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës.

Këtë të diel (22 dhjetor) mbërritën tre tragete, të cilët sollën rreth 5 mijë pasagjerë dhe rreth 1300 automjete, por në këtë 24 orësh numri i pasagjerëve që pritet të ankorohen me dy tragete të tjera do ta çojnë numrin e udhëtarëve në 7 mijë. Tragetet që erdhën të dielën do të kthehen sërish në portet italiane të Barit dhe Ankonës, por me një nunër të vogël udhëtarësh.

Fluksi në ardhje pritet të vazhdojë deri në datën 25 dhjetor, ndërkohë që nga data 2 janar nis fluksi në ikje.

Autoriteti Portual në bashkëpunim me degën e Doganës dhe Policinë Kufitare kanë marrë masa për vënien në punë me kapacitet te plotë të të gjithë sporteleve të disponueshme për të përpunuar dokumentacionin e udhëtarëve në një kohë  sa më të shpejtë. Nga: Flutura Tota, rtsh.

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen: Presidentja e Kosovës, forcë stabilizuese për vendin

0
SHBA-ja rithekson përkushtimin ndaj Kosovës dhe perspektivës së saj euroatlantike Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka shprehur mbështetje të fuqishme për presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula,...