/ Nga Gëzime ABDULLI/
Kur jeta të befason dhe ti s’je gati për asgjë
edhepse do të gjunjëzohesh
mos e mundo veten
që para saj të jesh e përkryer
e vetme do të gjesh forcën të ngrihesh
andaj qetësohu, thjesht merr frymë thellë!
Kur dashurohesh
dhe gëzimi e lumturia të rrëmbejnë
e fluturat në bark të përpëliten
merre shtruar
ajo që po të ndodhë ty, tjetri nuk e vë re
zhgënjimi nuk shëron asgjë tjetër
veç një frymëmarrje të thellë.
Kur rritesh, piqesh e pvrpiqesh aq shumë
E nga jeta asnjë shpërblim nuk ke
mos i bjer kokës
se nuk do të thotë se nuk ia dole as këtë herë!
Qesh dhe lumturohu
Se frymë thellë po merr.
Kur shpresa jote rritet
dhe vetëbesimi, mbi të gjitha, të mbanë mbi horizont
është e drejtë e jotja ‘urën’ jetë ta kalosh
pa e kthyer kokën prapa
e pamposhtur, moton ‘hesht e mbijeto’
që krijuan për ty
duke qendruar në piedestal
thellë, thellë, frymo!