BallinaFoto LajmGripi, gati 280 mijë vaksina/ Alarmi nga virusi që vjen nga Australia,...

Gripi, gati 280 mijë vaksina/ Alarmi nga virusi që vjen nga Australia, më 22 shtator nis fushata e vaksinimit

-

Këtë sezon pritet të qarkullojë virusi i gripit A dhe B në vendin tonë, të paktën këto janë duke qarkulluar në Australi, të cilës i referohen ekspertët në Europë dhe jo vetëm për të marrë masat.

Situata epidemiologjike ka nisur të vështirësohet pasi qarkullojnë viroza dhe COVID paralelisht. Pas pak ditësh nis fushata e vaksinimit ndaj gripit në vendin tonë, ku për këtë sezon janë siguruar 280 mijë doza.

“Vaksina është 4-valente, të mbron ndaj gripit A dhe B”, shprehet Rovena Daja, ISHP.

Vaksinimi do të nisë me grupet e riskuara, siç janë mjekët, mësuesit e më pas personat me sëmundje kronike.

“Vaksinimi nis në datë 22 shtator. Përveç grupeve të riskuara, ne nuk kthejmë askënd që do ta aplikojë. Në vitet e mëparshme kemi parë që ka persona që sëmuren shpesh gjatë vitit dhe vijnë e bëjnë vaksinën”, shton Daja.

Ndryshe nga vaksina e COVID-it për të cilën pothuajse nuk ka më interes nga qytetarët, vaksina ndaj gripit vitet e kaluara është e kërkuar dhe ka interes të shtuar, transmeton tch.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Imer Abdili, rrugëtim akademik dhe profesional drejt sektorit financiar zviceran

0
Nga Sllupçani i Kumanovës në Universitetin e Cyrihut dhe Universitetin e St. Gallenit, i riu shqiptar ka përfunduar studimet Master në Kontabilitet dhe Financa...