BallinaSportiFirmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Federatës zvicerane

Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Federatës zvicerane

-

Pjesëmarrja e Kombëtares së Kosovës në turneun prestigjioz “Yellow Cup” është bërë në kuadër të partneritetit tashmë shembullor mes Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Federatës së Hendbollit të Zvicrës.

“Për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin, të shtunën në Winterthur të Zvicrës është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit mes Federatës sonë dhe federatës zvicerane të hendbollit.

Marrëveshja është firmosur nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FHK-së, Muhamet Arifi, presidenti i Federatës së Hendbollit të Zvicrës, Pascall Jenny dhe Delia Dunser, anëtare e ekipit udhëheqës operacional të federatës zvicerane.

Faza e parë e bashkëpunimit është projekti “Handball verbindet uns – Hendbolli na bashkon”, që është realizuar me sukses të plotë në vjeshtë dhe që vazhdon të realizohet. Synim i projektit është që sa më shumë fëmijë me rrënjë shqiptare, që rriten në Zvicër, të bëhen pjesë e klubeve të hendbollit. Pjesë e këtij projekti janë vullnetarë, përkatësisht ambasadorë të shumtë, duke përfshirë reprezentues të Kosovës.

Si pjesë e projektit “Hendbolli na bashkon” të shtunën në Winterthur është mbajtur aktiviteti “tako yjet” ku dhjetëra fëmijë, shumica shqiptarë, kanë takuar dhe kanë zhvilluar një stërvitje argëtuese me lojtarë e lojtare të Kombëtareve të Kosovës si dhe me ambasadorë të tjerë.

Me marrëveshjen e firmosur, të dy federatat premtojnë të angazhohen për të punuar së bashku në projekte të reja. Ndër të tjera marrëveshja parashikon përgatitjen e programeve të qëndrueshme për komunitetin e hendbollit në të dy vendet”, njofton FHK./K.Goca

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rama njoftoi anulimin e samitit nga Dublini/ NATO i thotë “JO”...

0
Samiti i NATO-s nuk do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027, pavarësisht planeve të mëparshme që Tirana të priste takimin e ardhshëm të...