/ Nga Ragip RAMAJ, Gjermani /
Hëna i pyeti yjet
a e keni parë diellin
edhe deti i trazuar
e pyeti qiellin.
Reja e shqetësuar
i pyeti lulet n´fushë
dreri briartë
e pyeti një drenushë.
Qielli filloi t´errësohej
ditës i mungonte drita
të gjithë kishin frikë
dielli mos ra n´prita.
Krahk´rrusur e i tmerruar
foli plot dhembje mali:
– Dielli hyri shtatë pashë nën dhe
nga tmerri që bëri barbari.
Diku në një fshat t´Drenicës
rrëzë maleve n´Abri
n´gjoksin e një nane
thithte vdekjen një fëmi´.