POSTIMET E FUNDIT

Prishtina, në Ditën e Çlirimit

Nga Prof. Dr. Xhavit LIPAJ, Zvicër

Sot Prishtina vishet me flamuj,

por nën ngjyrat që valojnë në erë,

ende dëgjohet heshtja e nënave

që presin një hap që nuk vjen më në derë.

Sot fëmijët qeshin nëpër sheshe,

e luajnë të lirë nën qiellin blu, por dikur në këto rrugë kishte lot e flakë, dhe ëndrrat digjeshin bashkë me shtëpitë këtu.

Sa emra mbetën të shkruar në gurë,

sa zemra pushuan për të mos u kthyer,

që ne sot ta thërrasim lirinë me zë,

dhe flamurin ta shohim krenar të ngritur.

Një nënë ende e mban fotografinë në duar,

e flet me të birin si të ishte pranë, “Shiko, biri im, Prishtina është e lirë, por vendi yt bosh më dhemb çdo mëngjes e çdo mbrëmje.”

Dhe loti i saj nuk është dobësi,

është histori që nuk shkruhet në libra,

është pesha e atyre viteve të errëta,

që mbijetojnë në zemrat tona si plagë të gjalla.

Prandaj sot kur festojmë çlirimin,

mos t’i harrojmë ata që ranë për këtë dritë,

se liria nuk erdhi si dhuratë nga qielli, ajo u shkrua me gjak, me dhimbje dhe me shpirt.

E kur nata zbret mbi Prishtinën e bukur,

dhe dritat e saj ndriçojnë çdo skajë të qytetit,

nga qielli duket sikur yjet përkulen ngadalë

për t’u falënderuar dëshmorëve të lirisë.

Se ata nuk janë vetëm kujtim,

ata janë fryma e kësaj toke të bekuar,

janë zëri që na thotë në heshtje:

“Jetoni të lirë… se ne vdiqëm që ju të jetoni.”

Vetëm kështu …

11 qershor, 2026

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB