Përgaditi: D.HEBIBI
Sot, më 4 Korrik 2025, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, mori pjesë në një aktivitet festiv të organizuar në këtë qytet, ku pati nderin të takojë një personalitet të veçantë – znj. Margaret Reilly Baer, Presidente e Klubit Ndërkombëtar Amerikan të Cyrihut.
Z. Berisha, me pak fjalë, por me shumë zemër, e uroi mikeshën amerikane për këtë ditë të madhe, duke theksuar se 4 Korriku nuk është vetëm një festë amerikane, por një ditë që e ndjejnë dhe e festojnë edhe shqiptarët, kudo që janë – si një shenjë e miqësisë së thellë e të përjetshme me SHBA-në.
Ai ndau edhe disa momente të veçanta me miqtë e tij dhe publikoi një foto simbolike, e shoqëruar me fjalë që buronin nga zemra, në shenjë nderimi dhe falënderimi për aleatin më të madh të kombit shqiptar.
SAM24.info