POSTIMET E FUNDIT

Spektakël golash në sfidën Angli – Kroaci, ky është rezultati përfundimtar

Sulmuesi Harry Kane me dy gola të shënuar udhëhoqi Anglinë drejt një fitoreje të madhe 4:2 ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të Grupit K në Kampionatin Botëror. Anglia e nisi Botërorin me tre pikë të rëndësishme, ndërsa kroatët mund të konsiderohen me fat që në pjesën e dytë nuk pësuan edhe më shumë gola.

Anglia – Kroacia 4:2

Stadiumi “AT&T” Dallas.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca.
Shikues: 100.000.
Shënues:Kane (12′ – nga penalltia e 42′), Bellingham (47′), Rashford (85′)  – Baturina (36′), Musa (Musa 45+5′)..
Kartona të verdhë: Pickford, James, Konsa, Stone (Guehi 87′), O’Reilly, Anderson, Rice (Rogers 72′), Madueke (Saka 72′), Bellingham (Spence 80′), Gordon (Rashford 72′) dhe Kane.
Kroacia: Livakoviq, Stanishiq, Sutalo, Vushkoviq (Marco Pashaliç(66′), Gvardiol, Perishiq, P. Suçiç, Modriç (Kovaçiç 58′), Mario Pashaliç (Kramariç 79′), Baturina (Vllashiq 79′) dhe Musa (Matanoviq 66′). Në minutën e 10-të, portieri kroat Dominik Livakoviq priti penalltinë e Kane, por arbitri urdhëroi përsëritjen e saj pasi portieri kishte lëvizur para kohe nga vija e portës. Në tentativën e dytë, Kane nuk gaboi dhe realizoi për 1:0. Penalltia u shkaktua nga Luka Modriç. Anglia e dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të me golin e Anthony Gordon për 2:0.

Kroacia reagoi shpejt. Në minutën e 36-të, Martin Baturina lëshoi një goditje të fuqishme nga rreth 17 metra dhe mposhti portierin Jordan Pickford për 2:1.

Në minutën e 45+5, Petar Musa shfrytëzoi një rast nga afërsia dhe barazoi rezultatin në 2:2.

Pjesa e dytë ishte dukshëm më e mirë për Anglinë. Në minutën e 47-të, Jude Bellingham depërtoi bukur në zonë dhe me një goditje të fortë shënoi për 3:2. Në minutën e 56-të, Livakoviqi shpëtoi sërish portën kroate. Fillimisht ndali një goditje me kokë të Nico O’Reilly, ndërsa më pas edhe tentativën e Anthony Gordon.

Vetëm një minutë më vonë, Kane kaloi disa mbrojtës brenda zonës dhe gjuajti drejt këndit të djathtë, por portieri kroat reagoi në mënyrë të shkëlqyer.

Pesë minuta para fundit të takimit, në minutën e 85-të, Marcus Rashford u fut në zonë dhe me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të majtë vulosi fitoren e anglezëve me rezultat 4:2.

Në xhiron e dytë të Grupit K, më 23 qershor Anglia do të përballet me Ganën, ndërsa më 24 qershor Kroacia do të luajë kundër Panamasë./K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB