spot_img
BallinaAtdheuSot vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Sot vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

-

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në përpjekjen e pestë brenda 9 ditësh, për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë. Seanca do të nisë nga ora 10:00.

Në seancën e fundit të mbajtur të hënën, as për të tretën herë me radhë Albulena Haxhiu nuk i pati 61 votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave, emri i saj nuk doli fare në votim.

Lëvizja Vetëvendosje ritheksoi se nuk kanë kandidat tjetër për kryekuvendar, përveç Albulena Haxhiut. Madje, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kërkoi marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit, mirëpo deri më tani nuk ka sinjale për ndonjë marrëveshje të mundshme mes subjekteve politike, njofton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria forcon bashkëpunimin rajonal në kërkim-shpëtimin ajror, në fokus koordinimi ndërkufitar

0
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH) organizoi takimin e dytë për vitin 2026 të Komitetit Këshillues Rajonal të Kërkim-Shpëtimit Aeronautik (RASARAC), ku në qendër të...