BallinaAtdheuSot dita e 100 e rezistencës, paralajmërohet protestë masive: Rama jep dorëheqjen! 

Sot dita e 100 e rezistencës, paralajmërohet protestë masive: Rama jep dorëheqjen! 

-

Sot shënohet dita e 100-të e protestave kundër qeverisë, ndërsa në Tiranë pritet të zhvillohet një tubim i madh qytetar. Pas 100 ditësh protestash dhe marshimesh, aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të rëndësishëm për vijimin e aksionit qytetar.

Protesta e sotme vjen pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë, kur qytetarët vijuan marshimin në kryeqytet dhe përsëritën kërkesat e tyre për ndryshim politik. Në qendër të thirrjeve të protestuesve janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike.

Për protestën e ditës së 100-të, aktivistët kanë bërë thirrje që qytetarët të bashkohen jo vetëm nga Tirana, por edhe nga qytete të tjera të vendit. Aktivisti Ilir Xhemalaj ka kërkuar pjesëmarrje masive dhe ka deklaruar se aksioni duhet të vijojë përmes mosbindjes civile.

Në deklaratat e bëra gjatë ditëve të fundit, aktivistët kanë paralajmëruar edhe përshkallëzim të protestave. Ata kanë folur për vijimin e mosbindjes civile dhe kanë përmendur bllokimin e institucioneve dhe rrugëve si forma të mundshme të aksionit. Protesta e sotme pritet të jetë një nga tubimet më të rëndësishme të kësaj periudhe, ndërsa mbetet për t’u parë nëse thirrjet për pjesëmarrje masive do të shoqërohen me një mobilizim të gjerë qytetar dhe nëse lëvizja do të kalojë në një fazë të re të mosbindjes civile, transmeton Bw.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KUVENDI I KAÇANIKUT – THEMEL I SHTETIT TË KOSOVËS

0
Nga Jusuf Buxhovi Kuvendi i Kaçanikut, i 7 shtatorit 1990, me ç'rast Kosova u shpall republikë, vuri në binarët historik shtetndërtimin e Kosovës, si proces...