BallinaSportiSONTE NË SAN SIRO, NË QENDËR TË VËMENDJES DERBI I MADH I...

SONTE NË SAN SIRO, NË QENDËR TË VËMENDJES DERBI I MADH I MILANOS!

-

Milani dhe Interi përballen sonte në një duel ku nuk ka vend për gabime – krenaria e qytetit dhe tri pikët janë në lojë.

Futbolli italian dhuron sonte një nga spektaklet më të mëdha të sezonit. Në orën 20:45, stadiumi “San Siro” do të ndizet nga derbi i madh i Milanos, ku Milani dhe Interi do të përballen në një ndeshje që pritet të dhurojë emocione, rivalitet dhe futboll të nivelit të lartë. Interi vjen në këtë përballje me objektivin për të konfirmuar formën pozitive dhe për të vazhduar rrugëtimin drejt kreut të kampionatit. Zikaltrit kanë treguar stabilitet gjatë javëve të fundit, duke u dalluar veçanërisht për forcën në repartin ofensiv. Në anën tjetër, Milani synon të reagojë pikërisht në ndeshjen më të rëndësishme të qytetit. Kuqezinjtë kërkojnë një fitore që do t’u rikthente besimin dhe do t’i afronte me rivalin e përjetshëm në garën për objektivat sezonale.

Megjithatë, historia e derbeve të fundit i jep Milanit arsye për optimizëm. Kuqezinjtë kanë regjistruar pesë fitore dhe dy barazime në shtatë përballjet e fundit ndaj Interit, duke krijuar një traditë pozitive në këtë rivalitet.

Por derbi është një histori më vete. Forma, statistikat dhe pozita në tabelë shpesh mbeten në plan të dytë kur dy rivalët e përjetshëm zbresin në fushë.

Sonte, në San Siro, nuk luhet vetëm për tri pikë. Luhet për krenarinë, prestigjin dhe dominimin e qytetit të Milanos!

Ora 20:45 – të gjitha rrugët e futbollit italian të çojnë drejt derbit të madh!/EN

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rama: Nga viti i ardhshëm, nxënësit do të qëndrojnë në shkollë...

0
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në organizimin e ditës shkollore, duke bërë të ditur se nga viti i ardhshëm nxënësit...