BallinaDiasporaAmbasadori Ylber Sela në Berlin: Maqedonia e Veriut synon partneritet strategjik dhe...

Ambasadori Ylber Sela në Berlin: Maqedonia e Veriut synon partneritet strategjik dhe investime të reja gjermane

-

BERLIN, 29 tetor 2026 – Diplomacia ekonomike e Maqedonisë së Veriut po intensifikon përpjekjet për thellimin e marrëdhënieve ekonomike me Gjermaninë, duke synuar tërheqjen e investimeve të reja dhe krijimin e partneriteteve strategjike ndërmjet bizneseve të të dy vendeve. Në këtë kuadër, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin, Prof. Dr. Ylber Sela, i shoqëruar nga drejtuesit e Klubit të Biznesit Gjermani–Maqedoni e Veriut (DNMBC), siç mëson helveticALforum.ch zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësuesit e kompanisë së njohur gjermane business factors Deutschland GmbH. Takimi u zhvillua në selinë qendrore të kompanisë, nën udhëheqjen e themeluesit dhe kryetarit të saj, Hon. Prof. Atil Ural, ndërsa në fokus ishte avancimi i bashkëpunimit ekonomik dhe krijimi i urave të reja të komunikimit ndërmjet kompanive të mëdha gjermane dhe tregut të Maqedonisë së Veriut.

Partneritet strategjik përtej bashkëpunimit tradicional

Ky takim vjen pas pjesëmarrjes së suksesshme të delegacionit të Maqedonisë së Veriut në edicionin e parë të platformës ekskluzive “Diplomatic Circle” dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt institucionalizimit të një partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve, përmes modelit të bashkëpunimit ndërrajonal (Länderpartnerschaft). Gjatë bisedimeve, Ambasadori Sela prezantoi potencialin ekonomik të Maqedonisë së Veriut, duke vënë në pah përparësitë konkurruese që vendi ofron për investitorët gjermanë. Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për investime në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI), potencialit të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve të nearshoring, si dhe projekteve në fushën e energjisë së rinovueshme.

Rrjetëzim B2B dhe investime të reja gjermane

Një nga objektivat kryesore të bashkëpunimit është shfrytëzimi i rrjetit të gjerë të kontakteve të business factors Deutschland GmbH për të krijuar mundësi konkrete të rrjetëzimit biznes me biznes (B2B), duke afruar kompanitë gjermane me mundësitë që ofron ekonomia e Maqedonisë së Veriut. Përmes kësaj nisme synohet që potenciali ekonomik i vendit të prezantohet drejtpërdrejt përpara drejtuesve të korporatave dhe liderëve të industrisë gjermane, duke krijuar kushte për bashkëpunime afatgjata, investime të reja dhe projekte të përbashkëta. Takimi në Berlin dëshmon rëndësinë e diplomacisë ekonomike si një instrument konkret për promovimin e interesave shtetërore dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut. Objektivi është i qartë: më shumë investime gjermane, më shumë partneritete ndërkombëtare dhe një prani më e fuqishme e Maqedonisë së Veriut në tregun ekonomik evropian, transmeton helveticALforum.ch.

Përgatiti D.H

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SONTE NË SAN SIRO, NË QENDËR TË VËMENDJES DERBI I MADH...

0
Milani dhe Interi përballen sonte në një duel ku nuk ka vend për gabime – krenaria e qytetit dhe tri pikët janë në lojë. Futbolli...