BallinaDiasporaSkulptori Agon Qosaj Përgatitë Bucetën për Bustin e Aleksandër Moisiu

Skulptori Agon Qosaj Përgatitë Bucetën për Bustin e Aleksandër Moisiu

-

HelveticAlForum ka mësuar se aktori, njëherit presidenti i shkollës së aktrimit IFTP me qendër të Zvicër, z. Adem Kicaj, këto ditë po qëndron në Kosovë dhe dje, i shoqëruar nga studenti i IFTP-së, z. Shpejtim Pasjaqa, ishte në një takim në punëtorinë e skulptorit të njohur, z. Agon Qosja.

Puna për të përgatitur bustin e aktorit të njohur me famë botërore, Aleksandër Moisiu, ka filluar dhe buceta, tashmë, është përgatitur. Kjo bucetë do të dorëzohet te kryetari i Komunës së Morcotes dhe pastaj do të vazhdohet puna drejt finalizimit. Sipas z. Kicaj dhe stafit inicues të projekti për „Jetësimin e Moisiut“, viti 2025 do të jetë vit i Aleksandër Moisiut.

Siç dihet, pas 90 viteve, po jetësohet me një bust në Zvicër në këtë shtet që e deshi shumë dhe e kishte lënë amanet të pushojë përjetësisht, në këtë shtet ku sot, jetojnë rreth 400.000 shqiptarë. Z. Kicaj duket të jetë shumë i emocionuar për këtë arritje. Gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe disa takime të tjera.

helveticALforum.ch

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nëntë vende të BE-së vonojnë zbatimin e plotë të sistemit të...

0
Nëntë vende të BE-së, përfshirë Greqinë, thuhet se kanë vonuar zbatimin e plotë të Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES) të Bashkimit Evropian, duke kërkuar më...