BallinaKultura“Shtëpia Kadare”, ekspozohen dorëshkrime të panjohura të shkrimtarit të madh

“Shtëpia Kadare”, ekspozohen dorëshkrime të panjohura të shkrimtarit të madh

-

Në Shtëpinë-Studio Kadare u çel mbrëmë ekspozita e titulluar “Kadare – Dorëshkrime dhe letërkëmbime të panjohura”.

Ishin të pranishëm personalitete të jetës kulturore në vend, si dhe miq e adhurues të shkrimtarit të madh.

Vizitorët e kësaj ekspozite do të mund të shohin dorëshkrime të veprave themelore të shkrimtarit, e gjithashtu letra me peshë për historinë e kulturës shqiptare.

Mes dorëshkrimeve të shumta, kjo ekspozitë përmban edhe një letër që nobelisti Günter Grass i drejtonte Ismail Kadaresë që në vitin 1987, duke i shkruar në emër të Akademie der Künste (Akademia e Arteve në Berlin, themeluar në vitin 1696). Në atë letër Grass i kërkonte Kadaresë të merrte pjesë në Takimin e Artistëve Evropianë, në Amsterdam. Ekspozita zbulon të tjera kuriozitete nga jeta e kolosit të letrave shqipe. Ajo do të jetë e hapur përgjatë muajve janar dhe shkurt, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicra shqyrton kufizimin e shpejtësisë në autostrada në 80 km/h për...

0
Qeveria zvicerane po përgatit masa të mundshme për të përballuar mungesën e naftës dhe benzinës. Mes opsioneve të shqyrtuara është ulja e përkohshme e...