BallinaAtdheuSHSKUK: Mbi 4 mijë e 500 pacientë operuan sytë në QKUK gjatë...

SHSKUK: Mbi 4 mijë e 500 pacientë operuan sytë në QKUK gjatë vitit 2024

-

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se mbi 4 mijë e 500 pacientë janë operuar në Klinikën e Syve, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë viti 2024.

Në njoftimin për media, SHSKUK ka njoftuar se ky numër është rritur për 500, krahasuar me vitin paraprak.

“Rritja e numrit të operacioneve dhe performancës është bërë falë investimeve që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK, qoftë në investimet në infrastrukturë, po ashtu edhe në resurse humane dhe pajisje mjekësore”, thuhet në njoftim.

Në këtë klinikë janë kryer edhe mbi 45 mijë vizita ambulantore specialistike dhe sub-specialistike në profile të ndryshme oftalmologjike”, .

“Duhet theksuar se në këtë klinikë është rritur edhe gama dhe llojet e operacioneve, përfshirë edhe ato më të komplikuara, që ka mundësuar që referimet për trajtim jashtë vendit të ulen dukshëm”, thuhet tutje në njoftim.

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Lozanë, Zvicër: Një mbrëmje e dijes dhe reflektimit mbi modelin profetik

0
Tribunë me rastin e Mevludit: “Nga Suneti ritual te Suneti qytetërues – reflektim kritik mbi modelin profetik të muslimanëve sot” Në kuadër të muajit...