BallinaAtdheuSefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës

-

Sefer Isufi është emëruar në pozitën e Këshilltarit Ushtarak të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka njoftuar se emërimi i tij është bërë me vendim të Presidentes së Republikës. Pas marrjes së kësaj detyre, Isufi ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë, duke theksuar përkushtimin e tij për të vazhduar shërbimin në funksion të institucioneve të vendit, respektimit të Kushtetutës dhe mbrojtjes së interesave strategjike të Kosovës.

“Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”, ka shkruar Isufi. Emërimi i tij në këtë pozitë lidhet me fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa Këshilltari Ushtarak është pjesë e strukturës këshillëdhënëse të Presidentes për çështjet që ndërlidhen me përgjegjësitë institucionale në këtë sektor. Isufi ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën me përkushtim dhe përgjegjësi, në shërbim të Republikës së Kosovës, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“KUQ E ZI”, NJË KRYEVEPËR QË DUHET TË MBËRRINË NË DUART...

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI, Zürich ( Autori është president i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Zürich të Zvicrës, ish mësues i Shkollës...