Sipas njoftimit të organizatorëve, libri, i botuar nga shtëpia botuese “Demos”, prezantohet si vepër e Rasim Selmanajt dhe Çlirimtar Morinës.
Promovimi i parë do të mbahet të shtunën, më 31 tetor 2026, nga ora 19:00, në adresën Im Spitzler 4, 8902 Urdorf, në kantonin e Cyrihut.
Ndërkaq, promovimi i dytë është paraparë për të dielën, më 1 nëntor 2026, nga ora 17:00, në restorantin “Tulipan”, në adresën Hauptstrasse 89, 8840 Einsiedeln. Organizatorët kanë ftuar bashkatdhetarët, veprimtarët, miqtë e librit dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këto takime. Sipas njoftimit, promovimet i kushtohen kujtesës historike, luftës për lirinë e Kosovës dhe ruajtjes së saj përmes dokumentimit dhe librit./BS










