BallinaBiznesiHekurudha Tiranë – Durrës, Rama: Do mundësojë lidhjen e shpejtë përmes 11...

Hekurudha Tiranë – Durrës, Rama: Do mundësojë lidhjen e shpejtë përmes 11 stacioneve

-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po vijojnë për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Rama thekson se hekurudha Tiranë – Durrës do të mundësojë lidhjen e shpejtë përmes 11 stacioneve midis Durrësit, Tiranës dhe Aeroportit “Nënë Tereza”.

120 km/h do të jetë shpejtësia e trenave që do të lëvizin përgjatë hekurudhës Tiranë-aeroporti “Nënë Tereza”-Durrës.

Në këtë kantier, prej muajit tetor ka mbërritur makineria moderne, Tamping, përmes së cilës bëhet e mundur paketimit, shtypja e çakëllit përmes të cilave rritet qëndrueshmëria e binarëve.

Po përmes kësaj makinerie bëhet e mundur korrigjimi i shtrirjes së shinave, për ti bërë ato paralele dhe në nivel, për një udhëtim sa më komod. Krahas punimeve ndërtimore civile do vijohet  edhe me ndërtimin e stacioneve ku në këtë linjë do të jenë 10 të tillë ndërsa etapa tjetër do jetë ajoi e elektrifikimi, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Libri “Lufta për Kosovën IV” do të promovohet sot dhe të...

0
Sipas njoftimit të organizatorëve, libri, i botuar nga shtëpia botuese “Demos”, prezantohet si vepër e Rasim Selmanajt dhe Çlirimtar Morinës. Promovimi i parë do të...