Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” përfaqëson një qendër të rëndësishme akademike për studimin dhe zhvillimin e shkencave juridike në Kosovë, duke krijuar një mjedis profesional ku studentët pajisen me njohuri të avancuara juridike, aftësi praktike dhe kompetenca profesionale.
Përmes një qasjeje bashkëkohore në mësimdhënie, angazhimit të stafit akademik dhe lidhjes së studimeve me praktikën juridike, Fakulteti synon të formojë juristë të përgatitur, të përgjegjshëm dhe me integritet, të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë moderne.
PROGRAMET E STUDIMIT:
JURIDIK I PËRGJITHSHËM – LLB
Formim gjithëpërfshirës në fushën e së drejtës dhe bazë e fuqishme për ndërtimin e karrierës juridike.
E DREJTA DHE SIGURIA – LLM
Specializim në çështjet juridike dhe të sigurisë, me fokus në sfidat bashkëkohore dhe institucionet e sigurisë.
E DREJTA CIVILE DHE BIZNESORE – LLM
Studim i avancuar i marrëdhënieve civile, biznesore dhe juridike në funksion të zhvillimit profesional.
PSE FAKULTETI JURIDIK?
• Formim akademik dhe profesional
• Staf akademik i përkushtuar dhe kompetent
• Qasje bashkëkohore në studimin e së drejtës
• Orientim drejt praktikës juridike
• Mundësi për zhvillim profesional dhe akademik
• Përgatitje për një karrierë në fushën e drejtësisë
E DREJTA NUK ËSHTË VETËM PROFESION. ËSHTË PËRGJEGJËSI, INTEGRITET DHE MISION./UHZ










