BallinaAtdheuShqipëri- SHBA përgatiten për sfidat globale, VanHorn takon Spiropalin

Shqipëri- SHBA përgatiten për sfidat globale, VanHorn takon Spiropalin

-

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me ministren e re për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, pak pas rikthimit të saj nga Java e Nivelit të Lartë e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara njoftoi se biseda midis dy zyrtareve u përqendrua në përgatitjen e dy vendeve aleate të NATO-s për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë.

Takimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar në tre fusha jetike:

Siguria dhe mbrojtja ku u diskutua mbi nevojën për shpenzime të qëndrueshme në fushën e mbrojtjes për garantimin e sigurisë afatgjatë të vendit, një objektiv ky thelbësor për të gjithë anëtarët e NATO-s.

Lufta kundër krimit, ku palët ranë dakord për domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më të ngushtë në luftën kundër organizatave kriminale ndërkombëtare.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, diskutimi preku gjithashtu rëndësinë e krijimit të kushteve të drejta ekonomike që u mundësojnë bizneseve të lulëzojnë, duke e lidhur kështu sigurinë me prosperitetin ekonomik.

Në postimin e saj, ambasada amerikane ritheksoi se “aleatët e përkushtuar të NATO-s sigurohen që të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë,” duke nënvizuar se temat e diskutuara përbëjnë prioritetet e përbashkëta në agjendën transatlantike, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

JAVA E MIRËSEARDHJES PËR STUDENTËT E RINJ, 1 TETOR 2026

0
Të dashur studentë, Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2026/2027, Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” ju uron mirëseardhjen dhe ju fton...