POSTIMET E FUNDIT

Shpresë për zgjedhjen e presidentit, Albin Kurti pret vendimin në seancën e së martës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur optimizëm se vendi mund të marrë së shpejti një president të ri. Pas ndërprerjes së seancës parlamentare për zgjedhjen e presidentit, ai u deklarua shkurtimisht për media, duke theksuar se shpreson në një epilog pozitiv gjatë vazhdimit të saj.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet të martën në ora 10:00, ku pritet të vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e kreut të shtetit. Kurti u shpreh se mbetet “përplot shpresë” që procesi do të përfundojë me sukses. Zgjedhja e presidentit ka qenë një nga çështjet kryesore politike në vend, ndërsa zhvillimet e së martës priten me interes të madh nga publiku dhe spektri politik, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB