Xhudisti i kombëtares së Koosvës, Shpati Zekaj, ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare. Shpat Zekaj në xhiron e parë mposhti me Ippon, Aleksandar Tomiq nga Mali i Zi.
Në çerekfinale ai humbi me Ippon ndaj Koussay Ben Gares nga Tunizia.
Në luftën e parë të repasazhit, Shpati ishte i lirë, kurse në luftën e dytë të repasazhit, Shpati mposhti me Ippon, Athanasios Mylonelis nga Greqia. Për medaljen e bronztë Shpati mposhti me Ippon, Rayane Zakaria Benatia nga Algjeria.
Për Kosovën është medalja e gjashtë në këto Lojëra Mesdhetare. Të artë ka fituar boksierja Donjeta Sadiku, kurse të bronzta fituan xhudistët Akil Gjakova, Shpat Zekaj, Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi./BS










