POSTIMET E FUNDIT

Shoqata ‘Nëna Terezë’ në Zvicër nderon shefin e misionit konsullor të Kosovës, Vigan Berisha

Përgaiti Dashnim HEBIBI

Në një atmosferë solemne dhe plot frymë bashkëpunimi, shefi i misionit konsullor të Kosovës në Cyrih, Vihan Berisha, është nderuar me mirënjohje nga Shoqata humanitare “Nëna Terezë” në Zvicër. Ky vlerësim erdhi në kuadër të takimit të 36-të vjetor të kësaj shoqate, një organizim që mbledh çdo vit aktivistë dhe kontribuues të çështjeve humanitare.

Sipas burimeve të HelveticALForum, Berisha mori pjesë në këtë kuvend ku u diskutuan arritjet dhe sfidat e shoqatës, si dhe planet për të ardhmen. Gjatë aktivitetit, ai u vlerësua për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar në Zvicër dhe më gjerë. Në një reagim publik, Berisha u shpreh se ishte një kënaqësi e veçantë të pranonte këtë mirënjohje nga Shoqata “Nëna Terezë”, e cila udhëhiqet nga kryetari Nue Zalli. Ai theksoi rëndësinë e rolit që kjo shoqatë ka luajtur ndër vite në ndihmë të Kosovës dhe vendeve të tjera, duke promovuar vlerat e solidaritetit, humanizmit dhe kulturës shqiptare.

Shoqata “Nëna Terezë” në Zvicër njihet për kontributin e saj të pandërprerë në fushën humanitare. Përmes projekteve dhe iniciativave të shumta, ajo ka ndihmuar komunitete në nevojë, duke forcuar lidhjet mes diasporës dhe vendlindjes. Gjatë këtij takimi u trajtuan gjithashtu çështje që lidhen me funksionimin e mëtejmë të shoqatës, sfidat aktuale dhe mundësitë për zgjerimin e aktiviteteve humanitare në të ardhmen. Në përfundim, Berisha shprehu falënderimin e tij për këtë vlerësim dhe për organizimin e këtij takimi, duke theksuar se bashkëpunimi dhe përkushtimi i përbashkët janë çelësi për arritje edhe më të mëdha në shërbim të komunitetit, transmeton helveticALForum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB