BallinaDiasporaShefi i Misionit Konsullor në Cyrih, Vigan Berisha, uron bashkatdhetarët për Kurban...

Shefi i Misionit Konsullor në Cyrih, Vigan Berisha, uron bashkatdhetarët për Kurban Bajramin

-

Vigan Berisha, shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë bashkatdhetarët me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit.

Në urimin e tij, ai ka shprehur dëshirat më të sinqerta për shëndet, paqe dhe mirëqenie në familjet shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe më gjerë.

“Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar shëndet, paqe, mirësi dhe begati në familjet tuaja. Gëzuar!”, thuhet në mesazhin e urimit.

Me këtë rast, Konsullata e Kosovës në Cyrih ka uruar që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet dhe afrim mes njerëzve, duke ruajtur vlerat e respektit dhe unitetit në komunitetin shqiptar, transmeton helveticALForum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

LAKMIA — VARFËRIA E SHPIRTIT DHE PASURIA E MIRËNJOHJES

0
Nga Dashnim HEBIBI Lakmia — ajo etje e pangopur për më shumë — nganjëherë duket si një forcë që na shtyn përpara, por, në heshtje,...