POSTIMET E FUNDIT

Saranda jo vetëm për detin, turistët e huaj kureshtarë të njihen me jetën dhe traditat e qytetit

Kjo periudhë konsiderohet ndër më të bukurat për turistët e huaj që zgjedhin të vizitojnë qytetin bregdetar të Sarandës. Me temperaturat e favorshme dhe atmosferën verore, vizitorët shijojnë çdo ditë bukuritë që ofron qyteti dhe bregdeti i tij.

Një nga aktivitetet më të preferuara të turistëve janë shëtitjet përgjatë shëtitores karakteristike të Sarandës. Përmes këtyre xhirove, ata njihen nga afër me pamjet e qytetit, ambientet buzë detit, si edhe me jetën e përditshme të banorëve vendas.

“Është hera e parë për ne në Shqipëri. Kjo është një nga periudhat më të bukura për të vizituar Sarandën. Qyteti është shumë i këndshëm, moti është i ngrohtë dhe atmosfera verore e bën gjithçka më të veçantë. Po shijojmë shumë detin, shëtitjet buzë bregdetit dhe pamjet fantastike që ofron ky vend. Saranda na ka pëlqyer shumë për bukuritë natyrore, njerëzit mikpritës dhe mënyrën e qetë të jetesës. Është një destinacion që ia vlen të vizitohet.”

“E kemi zgjedhur Sarandën sepse është një qytet shumë i bukur pranë detit dhe ofron gjithçka që kërkojmë gjatë pushimeve. Na pëlqen shumë klima, uji i pastër dhe atmosfera që krijohet në qytet gjatë sezonit veror. Këtu mund të relaksohesh, të shijosh natyrën, ushqimin dhe shëtitjet përgjatë bregdetit. Është një vend i veçantë dhe do t’ua rekomandonim edhe njerëzve të tjerë që duan të zbulojnë një destinacion të bukur”, thanë turistët e huaj.

Përtej plazheve dhe bukurive natyrore, turistët kërkojnë të zbulojnë edhe kulturën, traditat dhe mënyrën e jetesës në Sarandë. Kontakti me komunitetin vendas dhe atmosfera mikpritëse e qytetit janë disa prej arsyeve që e bëjnë Sarandën një destinacion të preferuar për vizitorët e huaj.

“Çdo ditë bëjmë shëtitje përgjatë shëtitores së Sarandës dhe na pëlqen shumë atmosfera këtu. Është një mënyrë e bukur për të njohur qytetin, për të parë jetën e përditshme të banorëve dhe për të ndjerë mikpritjen e këtij vendi. Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe ndihemi shumë mirë.”

“Ne jemi këtu për ta promovuar Shqipërinë dhe veçanërisht Sarandën , kryesisht për lokalet e natës që ofron muzikën e mirë dhe atmosferën, do e sugjeroj edhe tek miqtë e mi patjetër”, thanë turistët e huaj.

Me kombinimin e detit, shëtitores dhe mikpritjes së banorëve, Saranda vijon të mbetet një qytet që ofron jo vetëm pushime, por edhe një përvojë të veçantë për turistët që e vizitojnë./B.Pëllumbi, transmeton rtsh.     

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB