BallinaEKSKLUZIVERriten rastet e infarkteve tek të rinjtë

Rriten rastet e infarkteve tek të rinjtë

-

Sëmundjet e zemrës dhe infarktet në moshat e reja nuk janë më raste sporadike. Mjekët kardiologë thonë se edhe më shqetësues është fakti që rastet janë në rritje të vazhdueshme.

Kur flasim për faktorët nxitës të sëmundjeve të zemrës, kardiologët rendisin në radhë të parë trashëgiminë, por jo vetëm. Të nisur nga ideja se janë të rinj, shpesh pacientët që pësojnë infarkt të zemrës i neglizhojnë sinjalet e para që jep trupi. “10–15% e infarkteve të zemrës në vendin tonë ndodhin tek moshat e reja. Ndër faktorët kryesorë mbetet stili i jetesës”, thonë mjekët kardiologë Rritja e problemeve të zemrës tek të rinjtë është një shqetësim global. Organizata Botërore e Shëndetësisë e vë theksin te jeta sedentare si një prej faktorëve që lidhen me rritjen e rasteve dhe rekomandon që aktiviteti fizik të bëhet pjesë e përditshmërisë. Ngjitja e shkallëve dhe 30 minuta ecje e shpejtë në ditë mund të jenë pjesë e aktivitetit fizik të përditshëm në funksion të shëndetit të zemrës, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...