BallinaSportiRonaldo merr vendimin e papritur: Largohet nga Kombëtarja

Ronaldo merr vendimin e papritur: Largohet nga Kombëtarja

-

Cristiano Ronaldo ka marrë vendimin të largohet nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë, duke e bërë publik vendimin përmes një deklarate në rrjetet sociale.

Ylli portugez ka bërë të ditur se vendimi erdhi pas konferencës për shtyp të trajnerit të Kombëtares dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit.

Në deklaratën e publikuar në rrjetet sociale, Ronaldo shprehet se ka vendosur të largohet nga grumbullimi, ndërsa thekson se në një moment tjetër do të zbulojë arsyet e plota që qëndrojnë pas këtij vendimi.

“Pas konferencës për shtyp të trajnerit të Kombëtares dhe pas një bisede me Presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, mora vendimin të largohem nga grumbullimi i Kombëtares”, shkruan Ronaldo.

Ai ka lënë të kuptohet se çështja nuk përfundon me largimin e tij të menjëhershëm, duke paralajmëruar se do të flasë publikisht për atë që ka ndodhur.

“Në kohën e duhur, do t’u tregoj të gjithë portugezëve të vërtetën për arsyet që më çuan të largohem nga Kombëtarja, së cilës gjithmonë i jam përkushtuar”, shton kapiteni portugez.

Në fund të mesazhit, Ronaldo ka zgjedhur një ton më pajtues, duke u uruar sukses bashkëlojtarëve dhe Përfaqësueses së Portugalisë.

“Tani është koha t’i uroj fat Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim”, përfundon ai.

Largimi i Ronaldos nga grumbullimi pritet të ngjallë reagime të shumta, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te arsyet e vërteta të këtij vendimi dhe te deklaratat e ardhshme të kapitenit portugez, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZGJERIMI I BE-SË: SHQIPËRIA DHE MALI I ZI NË KRYE TË...

0
BRUKSEL – Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë bërë më shumë përparim në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin...