BallinaSportiRoma përmbys Atalantën në fund

Roma përmbys Atalantën në fund

-

Roma ka bërë një tjetër mrekulli në Serie A, duke e përmbysur Atalantën me rezultat 2-1 në një fund dramatik në Olimpico. Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini ishte në disavantazh për pjesën më të madhe të ndeshjes, pasi Éderson shënoi për 0-1 në minutën e 47-të. Por Roma nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin me insistim.

Verdhekuqtë dominuan në fazën përfundimtare të takimit dhe presioni i madh u shpërblye në minutën e 90-të, kur Mario Hermoso realizoi për 1-1, duke shpërthyer festën në Olimpico.

Por Roma nuk u mjaftua me barazimin. Vetëm tre minuta më vonë, në 90+3, Matías Soulé shënoi golin e çmendur të përmbysjes për 2-1.

Një fund spektakolar për Romën, e cila përmbysi gjithçka në minutat e fundit dhe mori tri pikë që dukej se po i iknin nga duart.

Roma e konfirmon kështu startin perfekt të sezonit: tri ndeshje, tri fitore dhe 9 pikë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Modric konfirmon pjesëmarrjen me Kroacinë në Ligën e Kombeve

0
Luka Modric, arkitekti kyç i sukseseve historike të Kroacisë në vitet e fundit, i cili mbush 41 vjeç të mërkurën, do të jetë pjesë...