BallinaSportiRexhep Hajdari i solli medaljen e parë Maqedonisë së Veriut në Lojërat...

Rexhep Hajdari i solli medaljen e parë Maqedonisë së Veriut në Lojërat Mesdhetare

-

Maqedonia e ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare, të cilat po zhvillohen në Taranto. Në mundje të lirë, reprezentuesi Rexhep Hajdari siguroi kualifikimin në gjysmëfinale në kategorinë deri në 97 kilogramë, duke garantuar kështu tashmë një medalje.

Hajdari e përfundoi fazën e grupeve me një fitore dhe një humbje. Në gjysmëfinale, mundësi do të përballet me francezin Adlan Vishkanov. Në gjysmëfinale u kualifikua edhe Fati Vejseli në kategorinë deri në 74 kilogramë, por ai ende nuk e ka të siguruar medaljen. Vejseli në gjysmëfinale do të përballet me turkun Yasin Jesil, ndërsa në rast humbjeje, mundësinë për medalje do ta kërkojë përmes repesazhit. Nga mundësit e tjerë, askush nuk arriti të luftojë për medalje. Mogamedgaxhi Nurov dhe Mehmet Usinov e përfunduan paraqitjen e tyre, ndërsa Besar Alili dhe Ahmad Magomedov ende presin./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dudaev dhe Abakarov shkojnë në finale dhe i sigurojnë dy medalje...

0
Në Itali po zhvillohen Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, aty ku Shqipëria synon të thotë fjalën e saj, sidomos me sportin e mundjes. Dy sportistët...

PO VJEN NË SHTËPI