POSTIMET E FUNDIT

Reali i falet golave të Mbappes e Viniciusit

Futbollistët Kylian Mbappe e Vinicius Junior janë kreatorë të fitores së Real Madridit, me rezultat 2:1 ndaj Alaves-it, në takimin e javës së 33-të të kampionatit spanjoll. Alavaes u përpoq e pati mundësi të mira në fund të pjesës së parë kur goditi shtyllën e djathtë të portës së Realit, por të pafat.

Mbappe shënoi në minutën e 30-të e Vinicius Junior në atë të 50-tën, për triumfin e Realit. Martinez në minutën e 90+3 shënoi për Alavesin.

Reali pas një humbje e një barazimi i kthehet fitoreve dhe mban gjallë gjasa për titull të kampionit.

Reali është në vend të dytë me 73 pikë, ka një ndeshje më shumë e 6 pikë më pak se lideri Barcelona.

Alaves është në vend të 17-të me 33 pikë të grumbulluara./K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB