Një sukses i veçantë për të riun nga Topanica, Ramadan Rexha, i cili ka përmbyllur me sukses një rrugëtim të rëndësishëm akademik dhe profesional në Turqi.
Rexha ka diplomuar si Oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Kara Harp Okulu – Akademinë Ushtarake Tokësore të Turqisë, ndërsa paralelisht ka përfunduar edhe studimet Bachelor në Milli Savunma Üniversitesi – Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike.
Pas një rrugëtimi të gjatë, të shoqëruar me sfida dhe përkushtim të vazhdueshëm, Ramadan Rexha sot shënon një nga arritjet më të rëndësishme të jetës së tij.
Në këtë ditë të veçantë, ai ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe familjes së tij, duke theksuar se ky sukses nuk është vetëm i tij, por edhe i të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe besuar në të gjatë këtij rrugëtimi. Urime Ramadan Rexha për këtë arritje të madhe dhe shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm në shërbim të Kosovës!, transmeton tvkamenica.










