BallinaDiasporaDiaspora shqiptare në Skoci, ambasadori Kapiti zhvillon takime me bashkatdhetarët

Diaspora shqiptare në Skoci, ambasadori Kapiti zhvillon takime me bashkatdhetarët

-

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, së bashku me diplomaten Arta Qehaja, ka zhvilluar një vizitë disa ditore në Skoci, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues institucionalë dhe bashkatdhetarë. Gjatë qëndrimit në Edinburg, ambasadori Kapiti u prit në takim nga Lord Provost i qytetit, Robert Aldridge. Në këtë takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Edinburgut, si dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve të të dyja palëve.

Një pjesë e rëndësishme e vizitës ishte edhe takimi me pjesëtarët e diasporës shqiptare, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Skoci. Ambasadori Kapiti vlerësoi kontributin e bashkatdhetarëve, të cilët përmes punës, përkushtimit dhe vizionit të tyre kanë arritur suksese në fusha të ndryshme.

Veçanërisht u theksua roli i tyre në zhvillimin e bizneseve, krijimin e mundësive të reja dhe ruajtjen e lidhjeve me vendlindjen. Diaspora e Kosovës vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve me vendet ku jeton dhe vepron, duke kontribuar në promovimin e vlerave kulturore, ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Vizita në Skoci synon të kontribuojë në forcimin e lidhjeve institucionale dhe shoqërore, si dhe në krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe komuniteteve në Mbretërinë e Bashkuar./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ismail Dibrani përfaqëson Kosovën në Samitin Global të Inovacionit dhe Sigurisë...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës merr pjesë në një samit ndërkombëtar ku po diskutohen inteligjenca artificiale, teknologjitë e reja të sigurisë...