BallinaFoto LajmRama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

-

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga stërvitja intensive e efektivëve të Forcës Ajrore me helikopterët “Black Hawk”.

Përmes një postimi, kreu i qeverisë ka vlerësuar përgatitjen e trupave, duke e cilësuar atë si “energjia e stërvitjes së ushtarëve të helikopterëve Black Hawk”.

Në pamjet e publikuara, mjetet fluturuese të teknologjisë së lartë shfaqen duke u angazhuar në skenarë të ndryshëm, që nga operacionet komplekse ushtarake e deri te situatat e emergjencave civile. Fokus i veçantë në video i është kushtuar operacioneve të kërkim-shpëtimit, një kapacitet jetik për Forcat e Armatosura shqiptare.

Helikopterët nuk po zhvillojnë vetëm stërvitje rutinë ushtarake. Ata po trajnohen në vijimësi për të qenë të gatshëm për një spektër të gjerë misionesh, duke përfshirë transportin taktik të trupave, si dhe evakuimet mjekësore të specializuara (MEDEVAC) në raste fatkeqësish natyrore apo emergjencash civile.

Helikopterët Black Hawk janë pjesë e modernizimit të flotës ajrore shqiptare, duke rritur ndjeshëm kapacitetet operacionale të vendit si anëtar i NATO-s, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” MIRATON PLANIN STRATEGJIK 2027–2030

0
Këshilli Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka”, në mbledhjen e mbajtur më 28.10.2026, ka miratuar Planin Strategjik për periudhën 2027–2030, dokumentin themelor që përcakton vizionin,...