BallinaDiasporaPuna e palodhur e anëtarëve të "Arbëreshës" është një kontribut i çmuar...

Puna e palodhur e anëtarëve të “Arbëreshës” është një kontribut i çmuar në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar

Ansambli „Arbëresha“ nga Sirnachu në Zvicër ka kremtuar 21 vjetorin e formimit. Në mesin e shumë bashkatdhetarëve, sonte i nderoi me pjesmarrje dhe me një fjalë urimi edhe z. Vigan Berisha Shef i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih.

Ja se çka tha z.Berisha:

„Sonte kishim kënaqësinë të marrim pjesë në festimin e 21-vjetorit të Ansamblit “Arbëresha”, një shembull i rëndësishëm i ruajtjes dhe promovimit të kulturës shqiptare në Zvicër.

Për më shumë se dy dekada, ky ansambël ka qenë një urë e fortë mes traditës dhe brezave të rinj, duke përcjellë vlerat tona kombëtare përmes këngës, valles dhe artit skenik. Përkushtimi dhe puna e palodhur e anëtarëve të “Arbëreshës” janë një kontribut i çmuar në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.

Në emër të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, urojmë për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe dëshirojmë suksese të mëtejshme ansamblit dhe gjithë atyre që kontribuojnë në ruajtjen e kulturës sonë“.

Të gjithë të pranishmit e mirëpritën me duartrokitje. Programi ishte shumë i pasur me këngë e valle ashtu siç e ka zakon edhe vetë Ansambli “Arbëresha”.

helveticALforum

 

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Partia Guxo në Zvicër mban Kuvendin Zgjedhor më 30 gusht

0
Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të Partisë Guxo – Dega në Zvicër, Koordinatori Haradin Gashi, së bashku me Kryetarin Muharrem Blakaj dhe Nënkryetarin Blerim Ferizi,...