BallinaAtdheuPresidentja Osmani: Institucionet në gatishmëri të plotë pas situatës me vërshimet

Presidentja Osmani: Institucionet në gatishmëri të plotë pas situatës me vërshimet

-

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes pas situatës me vërshimet, si dhe ka kërkuar zbatimin e udhëzimeve nga institucionet përgjegjëse.

Ajo ka shprehur mirënjohje për institucionet dhe qytetarët për reagimin dhe solidaritetin e treguar.

“Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave po punon pareshtur bashkë me organet e rendit. Falënderoj edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për gatishmërinë e plotë për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme, duke vënë në dispozicion kapacitetet e saj njerëzore dhe logjistike, nëse paraqitet nevoja”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Më tej, presidentja ka njoftuar se ka komunikuar me kryetarët e komunave të prekura, duke thënë se ata po udhëheqin menaxhimin e situatës në terren, në koordinim të ngushtë dhe me mbështetjen e institucioneve qendrore, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Lausanne bashkon bizneset kosovare dhe zvicerane për partneritete të reja ekonomike

0
Forumi B2B synon të krijojë partneritete të reja ndërmjet bizneseve kosovare dhe zvicerane, duke hapur mundësi për eksport, furnizim dhe bashkëpunim industrial në tregun...