Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, pritet të vizitojë këtë të martë Tiranën, në kuadër të turit të tij diplomatik në vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, ai do të pritet nga Kryeministri Edi Rama.
Vizita zhvillohet në prag të Samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat. Takimi rajonal vjen vetëm gjashtë muaj pas samitit të fundit të zhvilluar në Bruksel dhe synon të konfirmojë angazhimin e Bashkimit Evropian për forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pas takimit mes dy delegacioneve, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit Evropian do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku pritet të diskutojnë mbi ecurinë e procesit të integrimit europian, bashkëpunimin rajonal dhe prioritetet e samitit të ardhshëm.
Për Shqipërinë, kjo vizitë merr një rëndësi të veçantë në një moment kur Bashkimi Evropian po kërkon rezultate konkrete nga vendet kandidate në procesin e reformave, ndërsa Tirana ka vendosur si objektiv përmbylljen e negociatave dhe anëtarësimin në BE brenda vitit 2030.
Turi ballkanik i António Costës nisi më 1 qershor në Sarajevë, ku ai zhvilloi takime me anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinë dhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krišto.
Vizitat në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë t’i japin një shtysë të re dialogut mes Brukselit dhe rajonit, me fokus përshpejtimin e procesit të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit politik e ekonomik.
Presidenti i Kwshillit Evropian, Antonio Costa nw kuadwr tw turit tw tij ballkanik, do tw vizitojw kwtw tw martw (2 qershor) Tiranwn ku do tw mirwpritet nga kryeministri Edi Rama.
Vizita zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për Samitin BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.
Samiti po mbahet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke riafirmuar forcimin e marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Nesër, pas takimit të përbashkët mes dy delegacioneve, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Për Shqipërinë, vizita e presidentit të Këshillit Evropian vjen në një kohë kur Brukseli po kërkon rezultate konkrete nga vendet kandidate, ndërsa Tirana synon të mbyllë negociatat dhe të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka nisur njw ditw mw parw (1 qershor) turin e tij diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus tek procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe forcimi i bashkëpunimit me partnerët e rajonit.
Vizita e parë u zhvillua këtë të hënë në Sarajevë, ku Costa u takua me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës dhe më pas me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krišto, transmeton rtsh.




