BallinaAtdheuPresidenti Begaj pret kryeparlamentarin kroat

Presidenti Begaj pret kryeparlamentarin kroat

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur në një takim zyrtar kryetarin e Parlamentit Kroat, Gordan Jandroković, me të cilin ka diskutuar mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Përmes një reagimi publik, Presidenti Begaj theksoi se gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe procesi i integrimit evropian të Shqipërisë.

Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar rolin e Parlamentit Kroat në ofrimin e mbështetjes politike dhe ekspertizës teknike për zbatimin e reformave të kërkuara nga BE-ja.

“Falënderova Parlamentin Kroat për mbështetjen e tij politike dhe ekspertizën teknike në ndihmën e Shqipërisë për të zbatuar reformat e kërkuara për anëtarësim në BE”, u shpreh Begaj.

Presidenti e cilësoi Kroacinë një partner dhe mik të besuar të Shqipërisë, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të Zagrebit në mbështetje të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Kroacisë si një avokate e fortë e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes kroate në proceset integruese të rajonit drejt Bashkimit Evropian, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KUR INJORANCA VESHET ME DRITA DHE DIJA MBETET NË ERRËSIRË

0
Nga Dashnim HEBIBI Ka ardhur një kohë e çuditshme, kur peshorja e vlerave është thyer, por askush nuk nxiton ta riparojë. Në njërën anë qëndron...

KËTO RRUGË