Më 26 shtator, diaspora shqiptare do të zhvillojë protesta në Ulm të Gjermanisë dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Diaspora shqiptare në Evropë do të organizojë më 26 shtator protesta në Gjermani dhe Finlandë, në kuadër të reagimeve ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta në Gjermani do të mbahet në qytetin e Ulmit, me fillim nga ora 18:30, ndërsa në Finlandë tubimi do të zhvillohet në Kansalaistori të Helsinkit, duke nisur në orën 17:00.
Sipas organizatorëve, qëllimi i këtyre tubimeve është kundërshtimi i aktgjykimit të Gjykatës Speciale dhe shprehja e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat janë organizuar zyrtarisht dhe se për zhvillimin e tyre janë marrë lejet përkatëse nga autoritetet lokale.
Tubimet në Ulm dhe Helsinki i bashkohen kështu protestave të zhvilluara nga shqiptarët në Kosovë dhe në vende të ndryshme të diasporës pas shpalljes së aktgjykimit.
Protestat pritet të zhvillohen në mënyrë të organizuar, ndërsa pjesëmarrësit synojnë të përcjellin mesazhin e tyre lidhur me vendimin e gjykatës dhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së./BW










