BallinaKrijimtariPesha e vlerave

Pesha e vlerave

-

Nga Dashnim HEBIBI

Modestia është virtyt,

por në një botë që ngatërron vlerat,

ajo shpesh lexohet si mungesë peshe.

Heshtja nuk është gjithmonë dobësi,

as durimi nënshtrim.

Janë forma të vetëkontrollit,

derisa preket thelbi: dinjiteti.

Ekziston një kufi etik

ku njeriu nuk zbret,

jo për të qenë mbi të tjerët,

por për të mos humbur veten.

Mirënjohja nuk është dekor moral,

është provë vetëdijeje.

Aty ku mungon,

rendin e gjërave e vendos koha,

jo zhurma.

Pseudo-vlerat nuk kanë rrënjë.

Ato qëndrojnë përkohësisht mbi sipërfaqe,

si kungulli mbi ujë,

derisa pesha e zbrazëtisë së tyre

i fundos pa nevojë gjykimi.

Vlerat e vërteta nuk bërtasin

ato mbeten, kur gjithçka tjetër zhduket.

Janar, 2026

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Von der Leyen: Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt BE-së

0
Ballkani Perëndimor po ndërmerr hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria po shënon përparim mbresëlënës në rrugën e saj evropiane. Kështu...