BallinaDiasporaPërurohet linja e re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë

Përurohet linja e re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë

-

Është përuruar linja e re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë, në Aeroportin e Salzburgut “Wolfgang Amadeus Mozart”.

Në ceremoni mori pjesë i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Austri, Albinot Bimbashi, së bashku me drejtues të aeroportit, përfshirë drejtoreshën ekzekutive Bettina Ganghofer dhe përgjegjësen për marketing Isabella Laimer.

Linja direkte, do të realizohet me dy fluturime në javë dhe synon të lehtësojë lëvizjen e udhëtarëve, si dhe të nxisë bashkëpunimin ekonomik dhe turistik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Salzburgu bëhet qyteti i dytë në Austri, pas Vjenës, që lidhet drejtpërdrejt me Prishtinën përmes fluturimeve ajrore, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

FAZ: Fitorja e Listës Studentore në Serbi mund të sjellë tensione...

0
Gazeta gjermane paralajmëron se qëndrimet nacionaliste të forcës fituese, veçanërisht ndaj Kosovës, si dhe orientimi drejt Rusisë dhe Kinës, mund ta vështirësojnë bashkëpunimin rajonal...