BallinaAtdheuPërfundon Protesta Paqësore për Mbrojtjen e Gjuhës Shqipe në Shkupin Dardan

Përfundon Protesta Paqësore për Mbrojtjen e Gjuhës Shqipe në Shkupin Dardan

-

/ Nga Shkodran TOLAJ, këngëtar i njohur /
Me ndjenjën e një krenarie të thellë dhe me përgjegjësinë e një qytetari të përkushtuar, mora pjesë në protestën paqësore “Rojet e Gjuhës”, e cila u zhvillua nga 8 deri më 11 dhjetor 2024. Kjo nismë madhështore për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut përfaqësonte më shumë se një protestë – ajo ishte një akt qytetarie dhe një mesazh uniteti kombëtar.
Në këto ditë të rëndësishme, anulova të gjitha angazhimet personale për të qenë pjesë e kësaj kauze. Pjesëmarrja ime nuk ishte si artist, as si ish-drejtor, por si qytetari më i thjeshtë i kësaj toke, duke ndarë të njëjtën dashuri dhe vendosmëri me bashkatdhetarët e mi. Për tri netë me radhë, qëndruam krah për krah, duke treguar me dinjitet se mbrojtja e gjuhës shqipe është një çështje e përbashkët, që kërkon përkushtim dhe solidaritet.
Jam jashtëzakonisht i impresionuar nga të rinjtë e mrekullueshëm që takova gjatë këtyre ditëve, nga Kumanova deri në Prespë. Energjia, entuziazmi dhe vendosmëria e tyre janë dëshmi se e ardhmja e këtij vendi është në duar të sigurta.
Kjo protestë na kujtoi rëndësinë e mbrojtjes së vlerave tona kulturore dhe gjuhësore, duke dëshmuar se gjuha është themeli i identitetit tonë kombëtar. Mesazhi që lamë pas është i qartë: bashkë mund të arrijmë çdo qëllim, duke ruajtur dinjitetin dhe kulturën tonë, gjithmonë me qasje paqësore dhe vizion të përbashkët për të ardhmen.
Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ermonela Jaho rrëfen botën e saj përtej skenës: “Unë mbaj Shqipërinë...

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Sopranoja shqiptare sjell një rrëfim personal për fëmijërinë, dashurinë e prindërve dhe kujtimet që e shoqërojnë në çdo interpretim, në një intervistë...