BallinaDiasporaPD, Topalli në Pisa me diasporën: Bashkë do të sjellim ndryshimin në...

PD, Topalli në Pisa me diasporën: Bashkë do të sjellim ndryshimin në Shqipëri

-

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, zhvilloi një takim me mbështetës të PD në Pisa, Itali, ku theksoi rëndësinë e emigrantëve në ndërtimin e një Shqipërie më të drejtë.

“Koha e tyre ka mbaruar! Me forcën e votës, ju do të përmbysni këtë sistem të kalbur,” deklaroi Topalli, duke i inkurajuar ata të angazhohen për ndryshimin e nevojshëm.

Ajo theksoi se shqiptarët në diasporë nuk janë thjesht emigrantë, por një forcë e gjallë që do të sjellë ndryshimin në vendin e origjinës.

“Ne kemi parë dhe përjetuar padrejtësi, por tani është koha për të vepruar. Bashkë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, do të sjellim ndryshimin. Shqipëria ka nevojë për ndershmërinë, guximin dhe idealet tuaja!” shtoi ajo.

Topalli ftoi të pranishmit që të bëhen pjesë e këtij procesi dhe të ngrihen me besim, energji dhe dashuri për Shqipërinë. “Shqipëria do të ndryshojë, dhe ky ndryshim fillon me ju,” përfundoi ajo, duke falenderuar të gjithë ata që morën pjesë në këtë takim, njofton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Rama jepe dorëheqjen”, protestë në “Air Albania” kundër kryeministrit

0
Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e tifozëve të pranishëm në stadium...