BallinaEKSKLUZIVEPas vapës së madhe, Zvicra më në fund merr frymë: Shiu rikthen...

Pas vapës së madhe, Zvicra më në fund merr frymë: Shiu rikthen shpresën për natyrën

Screenshot

Nga Besnik Hebibi

Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta dhe vapë të pazakontë, që ka përfshirë Zvicrën që nga muaji korrik, mëngjesi i sotëm solli një pamje tjetër. Në Cyrih dhe në disa kantone të tjera ka nisur një shi i qetë, i cili pas javësh të tëra thatësie duket si një frymëmarrje e shumëpritur për tokën, pyjet dhe natyrën zvicerane. Për javë të tëra, dielli dhe temperaturat e larta kanë dominuar motin. Gjelbërimi karakteristik i Zvicrës, që zakonisht i jep vendit pamjen e një kartoline, në shumë zona është zëvendësuar me ngjyrën e artë të barit të tharë.

Alpet zvicerane, livadhet, pyjet dhe fushat kanë përjetuar një nga periudhat më të thata të kësaj vere. 

Toka ka kërkuar ujë, ndërsa natyra ka pritur me durim kthimin e reshjeve. Shiu që ka nisur sot nuk është vetëm një ndryshim i motit. Për shumë njerëz, ai është një lajm i mirë. Megjithatë, sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet që priten gjatë ditëve në vijim duhet të jenë të konsiderueshme dhe të vazhdueshme në mënyrë që gjendja e krijuar pas javëve të thata të normalizohet plotësisht. Një shi i shkurtër nuk mjafton për të rikthyer menjëherë lagështinë e humbur të tokës. Pas dy muajsh ku dielli e mundi gjelbërimin, Zvicra po pret tani një tjetër ngjyrë të natyrës: atë të gjelbërimit që rikthehet ngadalë pas shiut. Dhe ndoshta pikërisht kjo është një nga bukuritë e veçanta të këtij vendi: pas diellit vjen shiu, pas thatësisë vjen gjelbërimi dhe pas një periudhe të vështirë, natyra gjithmonë gjen mënyrën për të nisur përsëri.

Foto ilustrim

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Aeroporti i Rinasit thyen rekord në korrik

0
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar një tjetër rekord të rëndësishëm në trafikun ajror, me gati 1.65 milionë pasagjerë të përpunuar vetëm gjatë muajit...