POSTIMET E FUNDIT

Pas takimit me Haxhiun, Antonio Costa takohet me Kurtin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti po pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Costa po viziton Kosovën si pjesë e turneut të tij rajonal përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Para takimit me Kurtin, Costa zhvilloi takim edhe me u.d së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Kujtojmë se zyrtari i lartë evropian të martën qëndroi në Shqipëri ku gjatë një konference me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB