BallinaFoto LajmPas protestës masive të studentëve, Rama përsërit ftesën për dialog

Pas protestës masive të studentëve, Rama përsërit ftesën për dialog

-

Pas protestës masive të zhvilluar ditën e djeshme nga studentët dhe të rinjtë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën e tij për dialog përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë ka publikuar sërish pamjet e shilteve të vendosura përpara Kryeministrisë, duke sinjalizuar gatishmërinë për t’u ulur në bisedime me protestuesit. Megjithatë, këtë herë vihet re një ndryshim. Ndryshe nga ditët e mëparshme, kur Rama shfaqej personalisht në videot e publikuara përpara protestës masive, këtë herë ai ka zgjedhur të mos dalë vetë në pamje.

Postimi vjen një ditë pas protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e policisë, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë së tij pa ndalim./BW

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Katër kompani kosovare prezantojnë produktet e tyre në panairin ndërkombëtar të...

0
Prince Caffe, Galla Coffee, Nori Group dhe VEDA Company përfaqësuan Kosovën në “Trieste Espresso Expo 2026”, me synimin për të promovuar produktet vendore dhe...