BallinaKulturaONTOLOGJIA E SË PAPREKSHMES

ONTOLOGJIA E SË PAPREKSHMES

-

Nga Angela Kosta, Itali

U tretëm rrënojave të harresës,

si mijëra grimca të zbehura.

Pa frymë, mbushur përplot mall

mes kujtimesh,

u përpoqëm të preknim të paprekshmen,

ndoshta, qoftë vetëm për një çast.

Tentuam t’i afroheshim asaj

që ende

në pluhurin e hirtë vërtitet,

hije vegimi

tashmë pa prani,

dikur shkrirje ndjenjash,

çark i një puthjeje të ëmbël,

fshehur në tablonë intriguese të mendimit,

hajdute çastesh pa kohë,

e përhumbur,

teksa zvarritet

në dëshirën këmnbëngulëse

për t’u rikthyer, qenie

atje ku dikur ekzistonte.

Pa mëshirë,

ngjyrat e kohës

në hiç veniten,

të stërmundura e të vetmuara

në humnerat e shpirtit,

në një përleshje të egër,

nën lakmimin e së përjetshmes.

©️ ANGELA KOSTA

Ju uroj të gjithëve muaj të mbarë kudo që ndodheni! Lexim të këndshëm!

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Fillimi i nëntorit sjell të ftohtë në Zvicër, pritet borë edhe...

0
Një thellim i presionit të ulët atmosferik do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të mundshme bore në disa zona të...