BallinaKulturaVELI I DANTELLËS 

VELI I DANTELLËS 

-

Enkelena Zulfaj, 25 vjeçe, studente absolvente në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. E lindur dhe e rritur në Komunën e Malishevës, Kosovë. Pasionante e poezisë dhe krijimtarisë poetike.

VELI I DANTELLËS 

Ndjeva mornica, nyjesh mbrenda m’berthyeme,

vijat e thurjes anembanë.

Veli i bukur i dantellës, si jolica e egër.

Kur për t’parën herë dantella m’i preku krahët e mi,edhe skutat ma t’thella folën.

Nyjat e dantellës sikur e dijshin

sa gjatë e punueme,

n’duert që s’e njihnin gjëmën.

Edhe dielli zuni sy, shenjat m’i diktoi:

Vello e trashëgueme, e mbushun delikatesë,

fjalësh t’sprovueme.

Dasma t’nisi, për mu e ty,

duhet me e veshë nji za, m’tha,

kallëp trajtash ka me t’ra.

Përmes fijeve t’saj, 

nji fjalë asht thanë:

Mos guxo me qa.

Velloja e randë bart qudi,

e zemën ma vështron.

Unë t’kam pa…

Teksa rruazash mbaj,

vesët e synit m’ranë.

Nuse m’paskan thanë.

Loading posts…
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Fillimi i nëntorit sjell të ftohtë në Zvicër, pritet borë edhe...

0
Një thellim i presionit të ulët atmosferik do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të mundshme bore në disa zona të...