BallinaSportiMbrëmje historike për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë Europiane…

Mbrëmje historike për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë Europiane…

-

Sot, më 27 gusht, luhen dy ndeshjet e kthimit të shumëpritura play-off (19:00), që do të vendosin fatin europian të dy prej skuadrave tona.

TIRANE – Tifozët shqiptarë, si kurrë më parë, po bëhen gati për një mbrëmje drithëruese të play-off-eve, me sytë e drejtuar nga Qiproja dhe Norvegjia.

Dinamo City përballet me Pafos në një mision deçiziv në Qipro. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, ku Fadairo kaloi blutë në avantazh para se qipriotët të barazonin nga pika e bardhë, gjithçka do të vendoset sot.

Sfida luhet në Limassol në orën 19:00 dhe është e vlefshme për play-off-in e Conference League. Në analizën e kësaj sfide, Pafos, një ish-pjesëmarrëse në eliminatoret e Champions League sezonin e kaluar, ka avantazhin e fushës dhe mbetet favorite në letër si një skuadër me buxhet dhe cilësi të lartë.

Megjithatë, ‘Nëndetësja’ blu ka treguar tashmë një karakter të fortë në Europë, duke kujtuar përmbysjen fantastike 4-0 ndaj Audës.

Paralelisht, po në orën 19:00, vëmendja zhvendoset në Norvegji, ku Egnatia sfidon Lillestromin për ëndrrën drejt grupeve të Europa League.

Ndeshja e parë në Rrogozhinë u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0, duke e lënë kualifikimin tërësisht të hapur. Rrogozhinasit e kanë siguruar tashmë fazën e ligës në Conference League pavarësisht rezultatit të sotëm, por synojnë të bëjnë hapin e madh.

Në ndeshjen e parë Egnatia tregoi se mund t’i bëjë keq kundërshtarit, sidomos nëse kujtojmë traversën e Grudës. Përballë një ekipi norvegjez që vuan nga një formë e dobët pas 4 ndeshjeve radhazi pa fitore, ata kanë çdo arsye për të besuar te kualifikimi.

Pritet një ndeshje tepër e ekuilibruar dhe e mbyllur taktike, ku edhe një episod i vetëm mund të bëjë diferencën. Duke parë vështirësitë e Lillestrom-it në shtëpi, nuk do të ishte surprizë një fitore e ngushtë dhe historike, transmeton dosjaal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dibrani në Izrael, diskuton për shkëmbim përvojash në siguri dhe rehabilitim

0
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, gjatë vizitës zyrtare në Izrael ka zhvilluar takim me përfaqësuese të larta izraelite. Dibrani,...